RTSH 24 Live

Paris 2024

Paris 2024, Rama pritet nga Makron

26/07/2024

Paris 2024, Rama pritet nga Makron

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe bashkëshortja e tij të cilët ndodhen në Paris për të marrë pjesë në ceremonine e hapjes së lojrave olimpike Paris 2024, janë pritur nga presidenti francez Emanuel Makron dhe bashkëshortja. Takimi mes tyre ka qenë mjaftë i përzemërt, ndërsa kanë pozuar sëbashku për mediat, njofton gazetarja Denada Shkodrani.

 

Po të premten zoti Rama mori pjesë në Samitin e Sportit për Zhvillim, që u mbajt në prag të nisjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

“Paris 2024” është olimpiada e dhjetë në të cilën merr pjesë Shqipëria.  Ekipi shqiptar përbëhet nga tetë sportistë.

Atletja Luiza Gega si dhe tre mundësit Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev e Chermen Valiev janë sportistët e Shqipërisë që shkojnë “Paris 2024” si të kualifikuar me normë.

Ekipi shqiptar ka përfituar edhe katër ftesa për “Paris 2024”. Kështu me ftesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” do të konkurrojë Franko Burraj në atletikë, Greisi Koxhaku dhe Kaltra Meça në not, si dhe Manjola Konini në qitje sportive.

/ rtsh.al /