RTSH 24 Live

Botë

Paralajmëron Irani: Çdo sulm ndaj nesh do të çonte në një luftë të plotë bërthamore

16 orë para

Paralajmëron Irani: Çdo sulm ndaj nesh do të çonte në një luftë të plotë bërthamore

Ministri i Jashtëm i Teheranit ka deklaruar se çdo sulm ndaj Iranit do të çonte në një luftë të plotë bërthamore, Abbas Araqchi.  

Sipas tij, nëse Izraeli dhe SHBA-ja do të nisnin një sulm ushtarak ndaj objekteve bërthamore iraniane do të ishte “një nga gabimet më të mëdha historike që SHBA mund të bënte”, tha Abbas Araqchi.

Sipas kryediplomatit iranian, janë rritur tensionet mes dy vendeve dhe presidentit SHBA-së, Donald Trump dhe liderëve iranianë.

Ai theksoi se në mandatin e tij të dytë, Trump mund të nxitë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për të goditur objektet bërthamore të Iranit, ndërkohë që shtrëngon më tej sanksionet e SHBA-së ndaj industrisë së tij të naftës.

Araqchi sugjeroi se Shtetet e Bashkuara mund të lirojnë fondet e bllokuara iraniane si hapi i parë për ndërtimin e besimit midis dy vendeve armiqësore.

Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm Trump refuzoi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe një grupi fuqish botërore dhe rivendosi sanksione të ashpra të SHBA-së si pjesë e politikës së tij të "presionit maksimal" kundër vendit.

Si përgjigje, Teherani e shkeli marrëveshjen në disa mënyra, duke përfshirë përshpejtimin e pasurimit të uraniumit.

Trump është zotuar t'i kthehet politikës që ndoqi në mandatin e tij të mëparshëm që kërkonte të përdorte presionin ekonomik për të detyruar vendin të negocionte një marrëveshje për programin e tij bërthamor, programin e raketave balistike dhe aktivitetet rajonale.

/rtsh.al/