Papa Françesku do të shtrohet sërish në spital për analiza mjekësore dhe trajtim për bronkitin, thotë Vatikani.
Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë: Paraditen e sotme, pas përfundimit të seancave, Papa Françesku u shtrua në Poliklinikën Agostino Gemelli për disa analiza të nevojshme diagnostike dhe për të vazhduar trajtimin e tij për bronkitin, i cili është ende në vazhdim, në një ambient spitalor.
Problemi shëndetësor lindi një javë më parë dhe për arsye paraprake Papa vendosi të pezullojë përkohësisht takimet e tij zyrtare në bibliotekën e Vatikanit dhe të fillojë të mirëpresë bashkëbiseduesit e tij në bujtinë Shën Marta, gjithashtu në Selinë e Shenjtë, ku ai banon.
/rtsh.al/