Sot çelet Panairi i Turizmit në Berlin, ku Shqipëria do të ketë "vendin e nderit" në panairin më të madh të botës për turizmin.
Duke përfituar nga ky rast, kryeministri Edi Rama publikoi të hënën një video-mesazh për të ftuar turistët potencialë ta vizitojnë vendin.
Ftesa u përcoll në mënyrë novatore, duke e shfaqur kryeministrin si një poliglot, njohës të të gjitha gjuhëve më kryesore të botës, falë teknologjisë dhe inteligjencës artificiale (AI).
"Doni të dini pse numri i turistëve është rritur dhjetëfish në 10 vitet e fundit? Po jua tregoj.
Fillon nga plazhet me ujërat e kristaltë, brigjet e virgjra dhe perëndimet e diellit, që nuk do i harroni kurrë. Për më tepër, ka male të gjalla, të egra dhe të përsosura për zbuluesit dhe të dashuruarit pas natyrës. Historia jonë është në çdo gur, nga kështjellat antike te vendet e trashëgimisë në UNESCO. Vibrante, dinamike, plot me jetë e shije dhe me njerëz që do ju mirëpresin ngrohtësisht si një familje e vërtetë...
Dhe nëse ngjaj sikur e po flas në mënyrë perfekte gjuhën tuaj, e po kjo është magjia e AI (inteligjencës artificiale). Por më besoni, që fuqia joshëse e Shqipërisë është 100 për qind e vërtetë.
Prandaj turizmi në Shqipëri është rritur aq shumë dhe nuk po ndalet, sepse këtu nuk bëni thjesht një vizitë, por zbuloni, përjetoni, lidheni. Mos e dëgjoni, por ejani dhe shiheni vetë.
Shqipëria nuk është ajo që keni menduar. Është shumë më tepër. Zbulojeni Shqipërinë përtej pritshmërive. Shqipëria është në të gjitha ndjesitë," tha z. Rama në video-mesazhin e tij.
/rtsh.al/