RTSH 24 Live

Aktualitet

Panairi i Punës në Greqi, Rama: Derë e re komunikimi me diasporën

6 orë para

Panairi i Punës në Greqi, Rama: Derë e re komunikimi me diasporën

Me moton “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, do të hapë dyert më 2 marsh në Athinë Panairi i Punës, për të gjithë shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi.

Kjo është hera e parë që mbahet një panair i këtij lloji, ndërsa  lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

Rama fton shqiptarët që jetojnë në Greqi që të shohin perspektivën e kthimit të pjesshëm apo të plotë në Shqipëri, përmes këtij panairi.

Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë në adresë të bashkatdhetarëve tanë në Greqi, për t’u njohur me perspektivën e kthimit të plotë a të pjesshëm me punë në atdhe, përmes panairit të parë të këtij lloji, i cili hap një derë të re komunikimi me diasporën për Shqipërinë 2030, ju uroj të gjithëve të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Nga dritarja e komunikit online “Sy m’Sy”, Rama iu përgjigj disa prej komentuesve, për çështje që kanë të bëjnë me ecurinë e vendit gjatë qeverisje së tij. Rama tha se po bëhet gjithçka që vendi të përmbushë detyrimet për të qenë i barabartë mes vendeve të tjera evropiane, teksa shtoi se kjo do të ndodhë brenda pak viteve.

/rtsh.al/