Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme vendi ynë u ndikua nga kushte atmosferike qëndrueshme, me kthjellime si dhe alternime vranësirash. Temperaturat pësuan rritje të lehtë në të dyja vlerat. Era ka fryrë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet ka arritur shpejtësi 7m/s, e shoqëruar me valëzim të ulët, të forcës 1 ballë.
Temperaturat u regjistruan:
Në zonat malore: -4 deri 11°C
Në zonat e ulëta: 0 deri 18°C
Në bregdet: 4 deri 18°C
Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash. Pritet prezencë e reshjeve me intensitet të ulët e kryesisht lokale përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdites, ndërsa mjegulla parashikohet të jetë prezente gjatë orëve të mëngjesit e mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të jetë e lehtë deri në 6m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të ulët, të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore: -1 deri 7°C
Në zonat e ulëta: 2 deri 16°C
Në bregdet: 6 deri 17°C
/rtsh.al/