RTSH 24 Live

Politikë

Spiropali mesazh Papa Françeskut: Bashkë me besimtarët katolikë lutem për shërimin Tuaj

4 orë para

Spiropali mesazh Papa Françeskut: Bashkë me besimtarët katolikë lutem për shërimin Tuaj

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se së bashku me besimtarët katolikë po lutetet për shërimin e Papa Françeskut. Ky i fundit është shtruar në një spital në Romë prej më shumë se një jave, për shkak të një pneumonie dhe krize astmatike respiratore.

Sipas Spiropalit, në këto ditë kur nga e gjithë bota arrijnë mesazhe e lutje “për shëndetin Tuaj, po J’u dërgoj një të tillë nga një vend i dashur për Ju, që e zgjodhët të parin në Evropë për ta vizituar.”

“E përcjell këtë mesazh e këtë lutje për shëndetin Tuaj në emër të një fjale: “pritje”. Pritja është një fjalë e fuqishme e mjaft kuptimplotë në Ungjill. Shqiptarët Ju priten me dashuri e zemër të ngrohtë në shtatorin e 2024-s. Pritën martirët e besimit bekimin e shpalljen e lumnimit Tuaj për ta. E tani me plot shpresë presim edhe ne shërimin Tuaj! Udhëheqja shpirtëtore e Kishës Katolike dhe referenca Juaj morale për krejt botën është përherë e rëndësishme, por veçanërisht sot kur kohërat po dëshmojnë se asnjë arritje shoqërore e politike në mbrojtje të së mirës së përbashkët dhe të dinjitetit të njeriut nuk duhet të merret kurrë e mirëqenë.”, shkruan Spiropali në mesazhin e saj në platformën X, mesazh të cilin e shoqëron edhe me një foto me Papën.  

Sipas kryeparlamentares, zëri i Papës është një jehonë e tingull i fortë i së vërtetës, “ndaj lutja ime i bashkohet lutjeve të familjes së madhe shpirtërore që ju qëndron afër.”

“Mënyra sesi Ju i jeni qasur momenteve të vështira të shëndetit është një dëshmi e rrallë se si çdokush duhet ta përballojë sëmundjen. E kujtoj përherë, nëpërmjet mediave, buzëqeshjen Tuaj në dyert e spitalit. Të buzëqeshur Ju presim duke dalë prej tij. Krishti në Ungjill ka shëruar përherë me dashuri, ndaj me dashamirësi të thellë Ju uroj shërim të shpejtë e të plotë.”, mbyll mesazhin kryetarja e Parlamentiut, Elisa Spiropali.

/rtsh.al/