Dy ditë para përfundimit të afatit, 26 parti politike kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin për t’u regjistruar për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
Në listën e partive janë edhe tre partitë më të mëdha në vend, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë.
Sipas afateve të caktuara nga KQZ, partitë politike kanë kohë deri më 25 shkurt për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa 7 marsi është afati për regjistrimin e koalicioneve.
Partitë që kanë kërkuar të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit:
- Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
- Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L)
- Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA)
- Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD)
- Mundësia (Mundësia)
- Partia Kristian Demokrate (PKD)
- Nisma Thurje (Nisma)
- Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)
- Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)
- Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
- Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK)
- Partia e Lirisë (PL)
- Partia Balli Kombëtar Shqiptar (PBK)
- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
- Lëvizja Bashkë (Bashkë)
- Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (PLSHB)
- Partia Ora e Shqipërisë (POSH)
- Partia Emigracioni Shqiptar (PESH)
- Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen (MEGA)
- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH)
- Partia Agrare Ambjentraliste e Shqipërisë (PAA)
- Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)
- Partia Drejtësia Shoqërore (PDSHSH)
- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
- Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK)
- Partia Lëvizja Atdheu (LA)
/rtsh.al/