RTSH 24 Live

Aktualitet

Midhja e Butrintit, pritshmëri për prodhim të mbarë

6 orë para

Midhja e Butrintit, pritshmëri për prodhim të mbarë

Në këto ditë shkurti impiantet e kultivimit të midhjes në Liqenin e Butrintit, janë pjesë e peizazhit piktoresk që të shoqëron në udhëtimin nga Manastiri në Ksamil.

Nën to rriten gjallesat e midhjes së re.

Në Qendrën e Deporimit të Midhjes, ku në kohë sezoni kalon i gjithë prodhimi dhe certifikohet për treg, këto ditë vetëm në dukje janë qeta.

Inxhinieri i Qendrës, Elvis Mustafa thotë se pas asaj që ndodhi një vit më parë, fara e midhjes është rimëkëmbur dhe pritshmëritë janë për prodhim të mbarë.

Pas një viti të vështirë, ku temperaturat e larta ishin kërcënuese për farën e midhjes, shohim që ka filluar rimëkëmbjen dhe me këto parametra që ka uji, kemi pritshmëri për prodhim më të mirë se vitin e kaluar”, tha ai.

Monitorimi është një proces që nuk ndalet. Për ta mbajtur prodhimin e ri në kontroll të vazhdueshëm, Qendra e Deporimit të Midhjes bën marrjen e analizave, të cilat vlerësohen nga instituti i Sigurisë Ushqimore.

“Në liqen kryhen analizat për fitoplanktonin në ujë, bitoksina në molusqe dhe mikrobiologji në molusqe”, u shpreh Mustafa.

Ndërkaq, duket se u është dalë përpara me programim të mirë, dy prej punëve që garantojnë prodhim të mbarë të midhjes, duke e mbrojtur në temperaturat e larta të verës.

Është bërë  projekti dhe në muajt që rriten temperaturat, bëhet hapja e portave të komandimit në lumin e Bistricës”, deklaroi inxhinieri.

Në Liqenin e Butrintit kultivohet prodhimi i midhjes në 80 impiante. Midhja është e njohur si Mbretëresha e Liqenit të Butrintit dhe rritet atje ku takohet uji i kripur i detit me ujin e ëmbël të Liqenit.

/rtsh.al/