Pas 4 vitesh mungesë, Panairin e Librit në edicionin e 25-të jubilar, e nderoi edhe prezenca e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, së bashku me të shoqen Helena Kadare.
Në një bashkëbisedim me gazetarë dhe lexuesit e tij, Kadare i cilësoi lexuesit e letërsisë që ai ka shkruar si kushërinj të tij. Tashmë edhe pse është në moshën 87 vjeçare , Kadare i ka njoftuar lexuesit, se është duke shkruar sërish diçka.
Mes emocionesh, për takimin dhe marrjen e shumëkërkuar të autografit, lexuesit e Kadaresë gjetën rastin të shprehin adhurimin dhe respektin për shkrimtarin e madh të shqiptarëve.
Edicioni i 25-të i Panairit të Librit u mbyll të dielën. Megjithëse kushtet atmosferike nuk kanë qenë premtuese, sërish lexuesit nuk kanë munguar për të bërë blerjet e tyre të fundit.
Bilanci i botuesve ka qenë pothuejse i njëjtë, blerjet kanë qenë më të mëdha krahasuar me 2-3 vitet e fundit.
/ rtsh.al /