RTSH 24 Live

Kosovë

Osmani takon gjeneral Clarkun: Vendosmëria e tij kontribuoi për lirinë e Kosovës

8 orë para

Osmani takon gjeneral Clarkun: Vendosmëria e tij kontribuoi për lirinë e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjeneralin Ëesley K. Clark. Osmani deklaroi se vendosmëria dhe lidershipi i Clakr kontribuuan në lirinë e Kosovës.

 “Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës, duke siguruar një të ardhme ku dinjiteti mbizotëron mbi frikën dhe shtypjen”, tha Osmani.

Në takim me gjeneralin Clark, Presidentja vuri theksin te progresi i Kosovës, rëndësia për forcimin e pozicës së vendin në skenën ndërkombëtare dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Sipas Presidentes Osmani e ardhmja e Kosovës është e qartë në synimin për integrimin euroatlantik dhe partneritet të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara.

Clark është ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropë, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, e cila luajti një rol të rëndësishëm për lirinë e Kosovës.

/rtsh.al/