RTSH 24 Live

Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në Klinë, dy persona të vrarë

22 orë para

Të shtëna me armë zjarri në Klinë, dy persona të vrarë

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Komunën e Klinës të Kosovës dy persona kanë mbetur të vrarë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes sikurse edhe autoambulanca, ku vdekja e njërit person është konstatuar nga mjeku, ndërsa një tjetër person është dërguar në spitalin rajonal Pejë”, tha ai.

Deri më tani, sipas Policisë së Kosovës, në lidhje me rastin një person është arrestuar. Motivet që dërguan deri te ky rast tragjik nuk dihen ende.

 

/rtsh.al/