RTSH 24 Live

Kosovë

Tronditet Ferizaj, plagosen me thikë 4 persona. Eksperti: “Policia arrestoi personin e gabuar, autori u vetë dorëzua”

12/11/2024

Tronditet Ferizaj, plagosen me thikë 4 persona. Eksperti: “Policia arrestoi personin e gabuar, autori u vetë dorëzua”

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme (11 nëntor) në Ferizaj të Kosovës, ku një person plagosi me thikë 4 kalimtarë. Të lënduarit janë 2 djem dhe 2 vajza të mitura.

Për të folur mbi këtë temë në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH , Eksperti i Sigurisë Bedri Elezi u shpreh se policia e Kosovës gaboi rëndë duke  deklaruar se kishin arrestuar agresorin që plagosi 4 persona por që në të vërtet personi që bëri plagosjen është vet dorëzuar në polici.

Policia e Kosovës ka bërë një gabim shumë të rëndë duke arrestuar personin e gabuar, madje policia  ishte lavdëruar duke thënë se pas një pune intensive ka arrestuar personin i cili kishte plagosur 4 qytetar përkatësisht edhe fëmijë por  që në fakt ditën e sotme një qytetar i cili quhet Fadil Islami është vet dorëzuar në policinë e Kosovës dhe ka treguar se ai është autori i ngjarjes dhe jo Ekrem Sadiku i cili  ishte arrestuar dje nga policia  Kosovës”, u shpreh eksperti i sigurisë Elezi.

/rtsh.al/