RTSH 24 Live

Kosovë

Osmani: Serbia, armatim 700 mln euro. Vuçiç po përgatitet për momentin e duhur që ndërhyjë

16/04/2024

Osmani: Serbia, armatim 700 mln euro. Vuçiç po përgatitet për momentin e duhur që ndërhyjë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani ka deklaruar në emisionin “Jetë Shqiptare” se Serbia po vijon të armatoset duke arritur deri në 700 milionë euro armatime të blera.

Sipas Osmanit, kjo është pjesë strategjike e Beogradit për të pritur momentin e duhur që të gjejnë arsye për të sulmuar në Kosovë.

Osmani vuri në dukje se Aleksandër Vuçic po kërkon ta çojë Serbinë dhe rajonin e Ballkanit në një destabilitet të plotë.

Serbia është armatosur me një paketë prej 700 milionë eurosh. Ato janë pjesë e armatimeve strategjike sepse Serbia është duke u përgatitur që të presë momentin e duhur gjeopolitik dhe nëse Perëndimi dhe vendet e rajonit do të shkaktojnë një vakum gjeopolitik në Ballkan dhe nëse Putini fiton betejën e tij Ukrainën, sigurisht që Aleksandër Vuçiç po pret momentin e volitshëm gjeopolitik për të ndërhyrë.

Vuçic po përpiqet që të tregojë forcën e tij, të tregojë dhëmbët e tij edhe nëpërmjet armatimit sepse në 10 vitet e fundit ai ka trefishuar buxhetin për ushtrinë.

Po tregon dhëmbët në të gjitha format dhe po përgatit Serbinë dhe rajonin për një destabilitet që mbetet karta e tij e fortë me Perëndimin, i cili do ta shkëputë Serbinë nga prehri i Moskës”, u shpreh Osmani.

/rtsh.al/