RTSH 24 Live

Kosovë

Osmani: Kosova ka plotësuar kushtet për statusin e vendit kandidat për në BE

03/09/2024

Osmani: Kosova ka plotësuar kushtet për statusin e vendit kandidat për në BE

“Kosova ka mbushur të gjitha kushtet për të fituar statusin e vendit kandidat të BE-së”, kështu ka bërë me dije Presidentja Vjosa Osmani, pas takimit me shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Zhvillimet e fundit në Kosovë, siguria, bashkëpunimi mes institucioneve të vendit me BE, kanë qenë disa nga temat e diskutuara mes dyshes.

Presidentja Osmani ka përsëritur rëndësinë e madhe të trajtimit të shteteve aspiruese bazuar në merita dhe në përqafimin e vlerave që qëndrojnë në themelet e BE-së.

Presidentja Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave në të gjitha fushat, duke harmonizuar legjislacionin e saj me atë të BE-së, si dhe duke qenë plotësisht e bashkërenduar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Tutje, Presidentja theksoi se Kosova ka mbushur të gjitha kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat të BE-së”, thuhet në postim.

/rtsh.al/