RTSH 24 Live

Ekonomi

OSHEE tarifa të reja për furrat e bukës dhe pastiçeritë e bar-kafetë

24/07/2024

OSHEE tarifa të reja për furrat e bukës dhe pastiçeritë e bar-kafetë

OSHEE ka bërë të ditur tarifat e reja që do të aplikojë për furrat e bukës, pastiçeritë dhe ato ku shërben edhe si bar kafe.

Sipas vendimit të fundit të ERE-s, OSHEE shpjegon se në takimin e javës së fundit të muajit korrik, OSHEE “Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave” janë koordinuar për  ecurinë e procesit dhe hapat e domosdoshëm në përmbylljen me sukses dhe kalimin e të gjitha subjekteve në tarifat e reja të miratuara.

“OSHEE Group dhe “Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave” iu rikujtojnë subjekteve të interesuara  të paraqiten pranë pikave të Kujdesit Ndaj Klientit dhe të deklarojnë kontratat e furnizimit me energji elektrike sipas qëllimeve të aktivitetit furrë buke dhe shërbimeve të integruara pastiçeri dhe/ose bar kafe. Deklarimi i të gjitha kontratave të energjisë do t'u japë mundësi këtyre bizneseve të kenë një kontratë të vetme, me tarifën më të mirë, bazuar në llojin e aktivitetit të ushtruar”, thuhet në njoftimin e OSSHEE-së.

OSHEE shton më tej se subjektet e biznesit, që paguajnë ende me 14 lekë/kWh, duhet të aplikojnë pranë pikave të “Kujdesit Ndaj Klientit për ndryshim të tarifës (kod K11 për të gjitha kontratat që lidhen me të njëjtin ambient), në mënyrë që të merren të gjitha masat e nevojshme  në shqyrtimin sa më të shpejtë të kërkesës dhe vendosjen e tarifës sipas tipologjisë së miratuar nga ERE”.

Sipas vendimit, tarifat e reja të konsumit të energjisë elektrike janë:

  • Aktivitete Furrë buke: 7.6 lekë/kWh
  • Aktivitete Furrë buke – pastiçeri: 9.5 lekë/kWh
  • Aktivitete Furrë buke – pastiçeri – bar kafe: 12 lekë/kWh