RTSH 24 Live

Politikë

OSBE- KQZ hapin konkursin për të zgjedhur sloganin ndërgjegjësuese për fushatën

15/09/2024

OSBE- KQZ hapin konkursin për të zgjedhur sloganin ndërgjegjësuese për fushatën

Prezenca e OSBE-së dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapin, të hënën, një konkurs për të rinj për të zgjedhur sloganin, grafikën dhe videon e shkurtër më të mirë për fushatën e ndërgjegjësimit të KQZ-së për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Përmes konkursit, Prezenca e OSBE-së dhe KQZ-ja synojnë rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhje dhe krijimin e një platforme ku ata të ndajnë zërat dhe idetë e tyre për një demokraci më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse.

Kjo është veprimtaria e parë e një sërë veprimtarish që Prezenca e OSBE-së do të organizojë këtë javë, nën titullin “Java e Demokracisë”, me rastin e 15 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë. Në të do të flasin Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran.

/rtsh.al/