RTSH 24 Live

Politikë

Hasani uron Sekretarin e ri të Përgjithshëm të KiE: Mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë

21 orë para

Hasani uron Sekretarin e ri të Përgjithshëm të KiE: Mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka uruar Alain Berset për marrjen e detyrës si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Në një postim në platformën sociale ‘X’, ministri Hasani shkruan se Berset do të forcojë vlerat e përbashkëta për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Ministri thekson se “Lidershipi juaj do të forcojë padyshim vlerat tona të përbashkëta për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.”

“Urime Alain Berset për marrjen e detyrës si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë!”, shkruan Hasani në rrjetin social X.

Ndërkohë reagimi ka ardhur edhe nga vetë Berset i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet së është privilegj që të shërbejë në këtë detyrë.

“Në këtë vit, në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës, është e vështirë të përcaktohet sasia e së mirës që bën kjo Organizatë. Në kaq shumë sfida, kjo Organizatë është thelbësore për të garantuar barazinë dhe dinjitetin e çdo individi”.

 

/rtsh.al/