RTSH 24 Live

Politikë

Ndryshime në qeveri në nivel zv.ministrash te ministria e Ekonomisë, e Jashtme dhe e Turizmit

22 orë para

Ndryshime në qeveri në nivel zv.ministrash te ministria e Ekonomisë, e Jashtme dhe e Turizmit

Qeveria ka bërë një seri ndryshimesh në nivel zëvendësministrash. Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e së mërkurës emërimin e Ilva Gjuzit si zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Ndërsa Blerta Rama emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ndërsa Silda Çepe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, kurse Sofjan Jaupaj emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Këshilli i Ministrave liroi nga detyra Endrit Yzeirajn si zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke e emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Qeveria liroi nga detyra të Almira Xhembullës si zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, ndërsa Vilma Bello lirohet nga detyra si zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

/rtsh.al/