Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar në vijim te stinës koncertore për vitin 2024 ka ardhur me një koncert të veçantë.
Me një program të larmishëm me vepra nga kompozitori shqiptar Ndriçim Shani me “valle simfonike nr 2” e cila është një vepër origjinale e mbështetur në tabanin kombëtar ku shprehet ideja e valleve të bukura shqiptare herë lirike e herë epike ku kompozitori ka dashur të shprehë gëzim në çdo familje shqiptare ku ka festë.
Koncerti ka vijuar me koncert për piano nga Franc List dhe “simfomia nr 4” nga Brams. Solist i këtij koncerti ka qenë pianisti Kostandin Tashko i cili me lojën e tij virtuoze ka bërë për vete publikun artdashës. Orkestra simfonike e RTSh-së vjen sërish në koncertin e radhës ne datën 9 shkurt.
/RTSH/