RTSH 24 Live

Kulturë

“Zbulimi”, në skenën e festivalit “Apollon“ - Një komedi nga Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli

12 orë para

“Zbulimi”, në skenën e festivalit “Apollon“ - Një komedi nga Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli

Në natën e tretë të Festivalit Mbarëkombëtar Apollon është ngjitur në skenë çifti i bashkëshortëve Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli me komedinë “Zbulimi“.  Dy artistët burrë e grua jo vetëm në jetë  por tashmë edhe në skenë  kanë sjellë për publikun momente humori  si dhe  mesazhe të forta në lidhje me institucionin e martesës , duke e vënë theksin tek komunikimi si një çelës për të ecur së bashku deri sa vdekja të na ndajë .

“Zbulimi“ është një komedi interesante, mes romantizmit dhe komikes .Në skenë vjen një familje e ndarë, të cilët një  ditë teksa vendosin të ndajnë mobilet e shtëpisë,  rikthejnë të gjitha ngjarjet  që  nuk i kishin diskutuar kurrë.

Në Festivalit Mbarëkombëtar Apollon gjatë gjithë javës publiku ka shijuar emocione nga trupa të ndryshme teatrore të vendit . Ky festival në edicionin e tij të 15-të i dedikohet aktorit. Risi do të jenë çmimet “In Memoriam” për dy artistët simbol të teatrit Fatos Sela dhe Hajrie Rondo si dhe dy çmimet e karrierës.

/RTSH/