RTSH 24 Live

Muzikë

Orkestra e RTSH-së, vjen koncerti me vepra të kompozitorëve shqiptarë e të huaj

15/11/2024

Orkestra e RTSH-së, vjen koncerti me vepra të kompozitorëve shqiptarë e të huaj

Vepra "Përhumbur" e kompozitorit shqiptar Dorian Çene, çel koncertin e radhës që do të mbajë Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, një traditë kjo që vijon prej kohësh, për të sjellë pranë publikut edhe krijimet artistike nga virtuozët tanë. Më pas veprës shqiptare i bashkohet edhe Koncert për piano Nr. 2, një nga më të famshmit në botë, i kompozuar nga pianisti virtuoz dhe dirigjent rus, Sergej Rachmaninoff (Rakmaniof). Ndërsa pjesa e tretë e koncertit përmbyllet me një nga kryeveprat e Beethovenit, me notat "triumfuese" të Simfonisë Nr.5.

Si traditë gjithashtu kemi zgjedhur edhe një vepër shqiptare, që ta hapim me një premierë të kompozitorit Dorian Çene që quhet ‘Përhumbur”, është një vepër ë re e shkurtër, moderne, me gjuhë të re. Më pas do të vazhdojmë koncertin me “Koncert për piano Nr. 2” nga Rachmaninoff. Pjesa e dytë e koncertit është ‘Simfonia Nr.5 e Beethoven”, u shpreh dirigjenti Olsi Qinami.

Dirigjenti Olsi Qinami, edhe pse ka udhëtuar artistikisht në shumë vende të botës dhe ka pasur mundësinë të drejtojë disa nga orkestrat më të famshme në botë, shprehet se teksa punon Orkestrën Simfonike të RTSH, muzika i krijon të tjera dimensione ndjesore.

Koncerti, i cili vjen këtë herë me kryeveprat më të bukura dhe aq të dashura për publikun shqiptar, do të mbahet ditën e mërkurë, më 20 nëntor, në orë 18:00 në sallën e Universitetit të Arteve.

/RTSH/