RTSH 24 Live

Muzikë

Orkestra Simfonike e RTSH mbyll stinën koncertore me një dedikim për Nikolla Zoraqin

12/07/2024

Orkestra Simfonike e RTSH mbyll stinën koncertore me një dedikim për Nikolla Zoraqin

Orkestra Simfonike e RTSH-së mbylli të premten (12 korrik) stinën koncertore me një koncert të paharrueshëm.

Instrumentistët interpretuan veprat e kompozitorit të madh shqiptar, Nikolla Zoraqi, një nderim i veçantë për 95-vjetorin e lindjes së tij.

Koncerti u mbajt nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur Zhani Ciko dhe me interpretimet mjeshtërore të solistëve të shumtë.

Violinisti Tedi Papavrami, klarinetisti Fatos Qerimaj, sopranoja Adelina Paloja, flautistja Jonela Golemi dhe violinistja Suela Piciri magjepsën publikun me tingujt e bukur.

Koncerti u mbajt te salla e koncerteve në “Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit”.

/rtsh.al/