Nëntori për Orkestrën Simfonike të RTSH-së vjen me protagonistë shqiptar, dirigjentë dhe solistë.
Nën dirigjimin e maestro Ermir Krantja dhe pjesëmarrjen e veçantë të sopranos kosovare, Besa Llugiqi, vjen koncerti i radhës në vigjilje të festave të nëntorit.
Një program i përzgjedhur nga kompozitorë shqiptarë e të huaj do jetë pjesë e këtij koncerti.
"Në këtë koncert është një rregull që Orkestra e radios është duke promovuar veprat e autorëve shqiptarë, sidomos edhe këto që krijohen sot. Është shumë pozitive, sepse janë të gjitha vepra që synojnë për të pasuruar gjithë krijimtarinë tonë. Do të luajmë një vepër të re, që është premierë botërore. Pastaj do të jetë këngëtarja Besa Llugiqi nga Kosova, dy arie të operave të Puçinit dhe një intermexo, për t'i bërë një homazh këtij kompozitori të madh në 100-vjetorin e vdekjes," u shpreh maestro Krantja.
Koncerti do të vijë në datën 8 nëntor në sallën e Universitetit të Arteve në orën 17:00.
Gazetare: Ornela Ceka
/rtsh.al/