RTSH 24 Live

Muzikë

Orkestra e Radiotelevizionit Shqiptar, koncert me vepra të kompozitorëve shqiptarë

28/05/2024

Orkestra e Radiotelevizionit Shqiptar, koncert me vepra të kompozitorëve shqiptarë

Vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj do të vijnë në koncertin e radhës të Orkestrës së Radiotelevizionit Shqiptar nën drejtimin e dirigjentit Eno Koço.

Një nga kryeveprat e muzikës botërore, si Simfonia nr. 10 e kompozitorit rus, Dimitri Shostakoviç do të jetë pjesë e këtij programi.

E kompozuar menjëherë pas vdekjes së Stalinit, ajo u shfaq premierë nga Orkestra Filarmonike e Leningradit më 17 dhjetor 1953.

"Pjesa e parë është një kompozitor shqiptar, Aleksandër Vezuli, të cilit i luajmë një vepër për herë të parë, 'Valle simfonike nr. 1'. Pas kësaj do të jetë Simfonia nr. 10, e shkruar në vitin 1953 pas vdekjes së Stalinit, e cila përshkruan katër kohë monumentale. Inspektori duhet të vijë ta dëgjojë, ta shijojë: ka brenda dramën, ankthin, hezitimin, ironinë, sarkazmën," thotë maestro Koço.

Solist në këtë koncert do të jetë violinçelisti Enea Nushi.

Koncerti do të vijë më datë 1 qershor, ora 18:00 në sallën e koncerteve në Universitetin e Arteve.

/rtsh.al/