Në vijim të stinës koncertore, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të sjell për publikun artdashës koncertin e radhës në datën 11 tetor .
Ky koncert sjell një nga simfonitë më të bukura të Çaikovskit për të vijuar me kompozitorin Gulio Briccialdi me karnavalet e Venecias dhe soliste flautisten Jonela Golemi dhe dirigjent Gridi Kraja
“ Ky koncert sjell pas shumë kohësh simfoninë e IV të Çaikovskit dhe është një nga simfonitë më të bukura të tij. Gjithashtu pas shumë kohësh vjen koncerti për piano nga Ebi Barbullushi. . Është një program shumë i bukur me 3 vepra të mrekullueshme”, u shpreh dirigjenti Gridi Kraja.
Koncerti vijon me Franc Lizst me koncert për piano me solist Eni Barbullushi Koncerti vjen me një program të larmishëm dhe do të mbahet në universitetin e Arteve në 11 tetor ora 19:00.
Gazetare: Xhilda Kondi
/RTSH/