RTSH 24 Live

Europë

Orban: Evropa ta garantojë vetë sigurinë, s’do presim amerikanët të na mbrojnë

07/11/2024

Orban: Evropa ta garantojë vetë sigurinë, s’do presim amerikanët të na mbrojnë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka deklaruar se Evropa duhet ta garantojë vetë sigurinë e saj dhe të mos presë Shtetet e Bashkuara që ta mbrojnë.

Duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe fitores së Donald Trump, Orban tha se tashmë pas ardhjes së Trump në Shtëpinë e Bardhë priten ndryshime të mëdha.

Për këtë arsye, sipas tij, Evropa do të duhe të dijë të reagojë për të garantuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë e saj.

Ai theksoi se kontinenti i vjetër duhet të jetë aktiv duke marrë vendime të mëdha për të ardhmen pasi siç u shpreh Orban; nuk do vijnë amerikanët që të mbrojnë Evropën, por europianët duhet ta garantojnë vetë sigurinë e tyre.

Kemi gjetur terren të përbashkët duke thënë që duhet të reagojmë ndaj zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet ta dimë se ka ndryshime madhore ndaj të cilave do të duhet të reagojmë dhe ramë dakord që në të ardhmen duam paqe sa më shpejt të jetë e mundur në Evropë.

Ramë dakord për faktin që Evropa duhet të marrë më tepër përgjegjësi për të siguruar dhe garantuar sigurinë e saj. Për ta thënë më drejtpërdrejt; nuk mund të presim amerikanët të na mbrojnë. Po kështu u ra dakord që Evropa duhet të mbetet një aktor aktiv për negociatat për të ardhmen, kjo do të përcaktojë të ardhmen e Evropës.

Do të ketë bisedime të tilla së shpejti dhe Evropa duhet të jetë e pranishme në mënyrë që ndikojë në vendimet për të ardhmen”, u shpreh Orban në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama pas samiti të Komunitetit Politik Evropian.

/rtsh.al/