Kreu i Unionit Kristan Demokrat në opozitë Friedrich Merz e cilësoi kancelarin Olaf Shozl të papërgjgejshëm për shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vend pasi një sondazh i fundit tregoi se shumica e votuesve ishin në favor të mbajtjes të zgjedhjeve parlamentare për nxjerrjen e vendit nga kriza politike ku ndodhet që nga rënia këtë javë e koalicionit qeveritar dhe mosmarrëveshjeve për fondet në mbështetje të Ukrainës.
Sholz ka sugjeruar mbajtjen e një votëbesimi për qeverinë e tij në janar të 2025-ës, duke i hapur kështu zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në muajin mars, por Merz kërkon që votimet të mbahen muajin e parë të vitit të ardhshëm. "Sëbashku me pjesën më të madhe të elektoratit gjerman besoj se mënyra se si Sholz po adreson situatën është e papërgjejshme", u shpreh kristian demokrati Mer.
Nga Budapesti ku ndodhej për një samit të BE-së, SHolz kërkoi që së pari të zhvillohej një debat i qetë për ligjet që mund të kalojnë në parlament këtë vit nën qeverinë e tij të minorancës.
Kjo ndihmon në gjetjen e përgjigjes për pyetjen se kur është koha e duhur për një votëbesim që çon drejt zgjedhjeve të parakohshme, theksoi ai, duke shtuar se koha e mbajtjes së zgjedhjeve nuk ishte thjesht poltike, por duhej kohë e majftueshme për organizimin e tyre.
Koalicioni tripartiak qeveritar i Sholz u shpërbë të mërkurën që lamë pas, pasi kancelari shkarkoi ministrin e financave kristian Lindner, çka çoi në tërheqjen nga ky koalicion i Partisë Demokratët e Lirë së cilës i përket Lindner.
/ rtsh.al /