RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

OKB: Izraeli të ndalojë avancimin drejt territorit sirian

11/12/2024

OKB: Izraeli të ndalojë avancimin drejt territorit sirian

Që nga rënia e regjimit të Asadit dhe marrja e Damaskut nga rebelët xhihadistë, ne vazhdojmë të shohim lëvizjet dhe bombardimet izraelite në territorin sirian. E gjithë kjo duhet të ndalet. Është jashtëzakonisht e rëndësishme, deklaroi dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Geir Pedersen, shkruan adnkronos.it.

Pedersen duke i bërë thirrje Izraelit "të ndërpresë lëvizjet ushtarake dhe bombardimet brenda Sirisë, pak ditë pas rënies së presidentit".

Që nga njoftimi i rënies së regjimit të Bashar al Asadit, në agimin e mëngjesit të së dielës, “aeroplanët luftarakë izraelitë kanë kryer rreth 310 sulme në Siri", njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Ndërkohë IDF ka mohuar raportet se trupat izraelite po përparojnë drejt Damaskut, duke deklaruar se ato po operojnë vetëm brenda zonës tampon në kufirin midis Izraelit dhe Sirisë, në lartësitë e Golanit.

“Raportet që qarkullojnë në disa media se trupat e IDF po përparojnë ose po i afrohen Damaskut janë krejtësisht të pasakta,” shkroi në X, koloneli Avichay Adraee, zëdhënësi i IDF në gjuhën arabe.

/ rtsh.al /