RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë izraelite ka dhënë dorëheqjen

21/01/2025

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë izraelite ka dhënë dorëheqjen

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë izraelite , gjenerali Herchi Halevi, ka dorëzuar sot dorëheqjen duke përmendur përgjegjësinë për "dështimin e 7 tetorit", sipas letrës së tij të dorëheqjes.

“Duke pranuar përgjegjësinë time për dështimin e ushtrisë më 7 tetor dhe në një kohë kur ushtria po fiton fitore të rëndësishme në të gjitha frontet dhe po zbatohet një marrëveshje e re për lirimin e pengjeve, kërkoj përfundimin e detyrave të mia më 6 mars 2025. “ shkruan në letrën e tij gjeneral Halevi.

Kujtojmë se më 7 tetor 2023, militantët e udhëhequr nga Hamas organizuan një sulm në jug të Izraelit, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke rrëmbyer rreth 250 të tjerë.

/rtsh.al/