Hamasi do të lirojë më shumë se 90 pengje gjatë javëve të ardhshme si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të arritur me Izraelin këtë muaj që mund t’i japë fund luftës 15-mujore në Gaza.
Sipas agjencive ndërkombëtare mësohet se Hamasi do të lirojë më shumë se 90 pengje gjatë javëve të ardhshme si pjesë e një marrëveshjeje komplekse armëpushimi të arritur me Izraelin këtë muaj që mund t'i japë fund luftës 15-mujore në Gaza.
Grupi militant tha në një deklaratë se grupi tjetër i pengjeve do të lirohet të shtunën në këmbim të të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë që mbahen nga Izraeli.
Më herët, Nahed Al-Fakhouri, kreu i zyrës së mediave të të burgosurve të Hamasit, kishte thënë se pengjet do të liroheshin të dielën. Hamasi pritej të lironte katër pengje izraelite të shtunën, shtatë ditë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.
Një zyrtar i lartë izraelit, duke folur në kushte anonimiteti, reagoi ndaj deklaratës së Al-Fakhouri duke i thënë Reuters se afati i fundit për lirimin e pengjeve ishte të shtunën.
Këtë muaj, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim trefazor që mund t’i japë fund luftës 15-mujore në Gaza. Armëpushimi hyri në fuqi të dielën me Hamasin duke liruar tre pengje izraelite. Izraeli gjithashtu liroi të burgosurit dhe të paraburgosurit palestinezë.
/rtsh.al/