RTSH 24 Live

Botë

OKB akuza Izraelit: Sulmon dhe vret qëllimisht personelin shëndetësor në Gazë

10/10/2024

OKB akuza Izraelit: Sulmon dhe vret qëllimisht personelin shëndetësor në Gazë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kryer hetime në të cilat ka dalë në përfundimin se Izraeli po sulmon qëllimisht objektet shëndetësore, si dhe po vret personelin shëndetësor të Gazës.

 “Izraeli ka kryer një politikë të bashkërenduar për të shkatërruar sistemin e kujdesit shëndetësor të Gazës si pjesë e një sulmi më të gjerë ndaj Gazës”, bëri të ditur për Komisionin e Pavarur Ndërkombëtar i Kërkimit i Kombeve të Bashkuara.

Nga ana e tij, Izraeli ka deklaruar se luftëtarët e Hamasit po veprojnë si mburojë e zonave të banuara, përfshirë shtëpi private, shkolla dhe spitale dhe se do t'i godasë kudo që të dalin, duke u përpjekur gjithashtu të shmangë dëmtimin e civilëve.

Sulmi kishte në shënjestër një ish-shkollë që strehonte të zhvendosurit në Rripin e Gazës.

IDF thotë se Shkolla Rufaida po përdorej si një post komandë e përdorur nga operativët terroristë brenda kompleksit.

"Para sulmit, u ndërmorën hapa të shumtë për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta, mbikëqyrjen ajrore dhe inteligjencën shtesë," tha ushtria.

Nuk është e qartë se sa prej të vdekurve janë operativë terroristë.

Izraeli thotë se Hamasi dhe grupet e tjera terroriste përdorin në mënyrë rutinore shkolla, strehimore dhe objekte të tjera të mbrojtura për operacionet e tyre, duke përdorur civilët atje si mburoja njerëzore.

Ushtria izraelite shpjegon se do të vazhdojë të godasë operativët kudo që të jenë, duke bërë përpjekje për të minimizuar dëmtimin e civilëve aty pranë.

/rtsh.al/