Nga rreth 600 persona që tashmë janë në kërkim nga policia, si të rrezikshëm, mes tyre numërohen edhe 20 gra. Ato akuzohen për veprat penale "Vrasje", "Trafikim fëmijësh", "Trafikim narkotikësh" apo edhe "Shfrytëzim prostitucioni". Më poshtë janë renditur emrat e 20 grave shqiptare më të kërkura nga policia.
Emrat e 20 grave në kërkim policor
Lumije Hoxha, lindur Peshkopi 1964, dënuar me 25 vite burg për vrasje, larguar nga burgu
Floresha Ndino, lindur në Fier në 1966, dënuar me 23 vite burg për rrëmbim personi
Violeta Gjoka, lindur në Fan të Mirditës, dënuar me 17 vite burg për vrasje
Miranda Abja, lindur në Elbasan në 1975, dënuar më 17 vite burg për shfrytëzim prostitucioni
Zylfie Haklaj, vendlindja Tropojë, 1963, dënuar me 25 vite burg për vrasje me dashje
Klodiana Shkoza, lindur në Tiranë në 1982, dënuar me 15 vite burg për favorizim prostitucioni
Teuta Lalaj, lindur në Vlorë në 1970, dënuar me 15 vite burg për trafikim të fëmijëve
Aliki Buratzi, lindur në Gjermani në 1967, dënuar me 10 vite burg për trafik droge
Afërdita Ibrahimi, lindur në Patos në 1967, dënuar me 13 vite burg për trafik droge
Sara Canko, lindur në Berat në 1984, dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni
Agnese Somma, lindur në 1962, dënuar me 8 vite burg për mashtrim
Mirela Muhametllari, lindur në Skrapar në 1975, dënuar me 10 vite burg për trafik droge
Mirela Spahiu, lindur në Tiranë në 1968, dënuar me 9.6 vite burg për mashtrim
Sara Hyziak, lindur në Poloni, dënuar me 6 vite burg për trafik droge
Marjana Gjona, lindur në Pogradec në 1983, dënuar me 7 vite burg për mashtrim
Fëllëza Saliaj, lindur në Patos, dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni
Dhurata Balazi, viti i lindjes 1978, vendlindja Librazhd, dënuar me 5 vite burg për trafik drogë
Limane Zerellari, lindur në 02, 03, 1969, nga Berati, dënuar me 5 vite burg për mashtrim
Urania Çuka (Steri), lindur në Durrës 19, 07, 1975, dënuar me 5 vite burg për mashtrim
Gjuljer Sami, lindur në Turqi në 1964, dënuar me 5 vite burg për kontrabandë