RTSH 24 Live

Kosovë

Një telefonatë produktive”, Osmani e O’Brien flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit

01/04/2024

Një telefonatë produktive”, Osmani e O’Brien flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka biseduar sot në telefon me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit James O’Brien.

Sipas njoftimit për media, Osmani dhe O’Briedn kanë diskutuar për partneritetin me SHBA-në dhe hapat e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

”Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Theksoi rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në KE dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Osmani në X

/rtsh.al/