RTSH 24 Live

Televizion

Nis sot "Eurovision 2024", Bojken Lako zbulon detaje: Ja si do votojë Shqipëria

07/05/2024

Nis sot "Eurovision 2024", Bojken Lako zbulon detaje: Ja si do votojë Shqipëria

Starton këtë të martë në orën 21:00 “Eurovision 2024”. Anëtari shqiptar i jurisë, Bojken Lako, njëherësh drejtor i Programeve radiofonike në Radio Tirana, i ftuar në studion e RTSH 24 shprehu besimin te këngëtarja Besa Kokëdhima se “Titani” do ta përfaqësojë sa më mirë në skenën e Eurovision.

Lako u shpreh se Besa Kokëdhima pas votëbesimit nga publiku në Festivalin e 62 të Këngës në RTSH,  ka bërë një rrugëtim të vështirë dhe të gjatë dhe se këngëtarja meriton të ketë një përfaqësim dinjitoz në Malmo të Suedisë.

Dëshira e çdo njeriu që ndjek një aktivitet ku Shqipëria përfaqësohet në çdo sferë, është të përfaqësohet sa më mirë. Gjatë kësaj periudhe Besa ka bërë një rrugëtim të vështirë dhe të gjatë.

Ajo ka ndjekur çdo aktivitet, në sensin e një përkushtimi, lodhje, shpenzimi energjish. Shpresojmë që në përfaqësimin e saj në skenë të jetë shumë mirë dhe të jetë siç e dëshiron ajo pritshmërinë e vetes së vetë, në raport me krijimin, bashkëpunëtorët, formën si ka sjellë këngën, si e ka paketuar për finale”, tha Lako.

Duke u ndalur te juria shqiptare, Lako shtoi se do të kenë votim modern e bashkëkohor, pa u ndikuar nga vendet apo simpatinë mbi këngëtarë e këngë të caktuara.

Ne si organizatorë dhe pjesë e strukturave të RTSH-së dhe drejtimit artistik, festivalit të 62 nga i cili Besa është produkt, u munduam të krijonim një juri profesionale në konceptin më të freskët.

Ne edhe nga forma e organizimit të festivalit vjet, të futjes së muzikës profesionale, mendojmë se me këtë formë të zhvillimit të mekanizmit të votimit për shtetet e tjera që marrin pjesë në Eurosong të krijojmë një strukturë më moderne. Me këtë lirshmëri që ne i kemi dhënë përzgjedhjes së jurisë do kemi një votim sa më modern, sa më bashkëkohor dhe pa u ndikuar nga tifozlliqe, për njerëz të cilët kemi simpati apo vende mike.

Ai është organizim me shumë hallka, përsa kohë votohet me dy sisteme, publik-juri. Por ka  një raport 40-60 për llogaritje votash”, theksoi Lako.

Shqipëria do të performojë më 9 maj, natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2024 e 2-ta në radhë.

Këngëtarja Besa Kokëdhima përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion 2024 pasi mori besimin e publikut në Festivalin e 62-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar me këngën “Titan”. Eurovision 2024 do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 1, RTSH muzike dhe Radio Tirana 1.

Përsa i përket votimit, nga gjysmëfinalja, dhjetë finalistët vlerësohen nga vota e publikut. Votohen në dy forma: Shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë në garë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse.

Ndërsa, të gjithë shqiptarët që ndodhen kudo nëpër botë, tani është votimi rest of the ëorld (pjesa tjetër e botës) ku mund të votohet online 24 orë përpara se të çelet votimi i online në esc.vote ku mund të votohet për Shqipërinë deri në 20 herë nga çdo vend i botës.

/rtsh.al/