RTSH 24 Live

Ekonomi

Nis puna për zgjerimin e aksit Tiranë - Durrës

26/09/2024

Nis puna për zgjerimin e aksit Tiranë - Durrës

Ka nisur faza e parë e punimeve për zgjerimin e aksit rrugor Tiranë-Durrës. 

Zgjerimi parashikon shtimin e një korsie të plotë dhe një korsie emergjence. 

Punimet do të kushtojnë 1.66 miliardë  lekë. 

Ato do të zgjasin zgjasin 24 muaj. 

Në përfundim aksi do të ketë një gjerësi prej 32.5m, ku çdo korsi do të jetë 3.75m.

Në fazen aktuale po punohet për mbushjet, gërmimet, punimet per prishjen e strukturave ekzistuese dhe rialokimi i linjave ekzistuese Inxhinierike.

Në fazën e dytë, do të realizohen strukturat e ndryshme të shtresave rrugore.

ARRSH njofton se nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të makinave në këtë, por vetëm ngadalësim të tij.

Gazetar Omer Saraçi

/ rtsh.al /