Fermerët e fushës së Maliqit kanë nisur mbjelljen e grurit. Sezoni ka nisur me vonesë këtë vit, për shkak të kushteve klimatike të papërshtatshme si pasojë e mungesës së reshjeve.
“Është mbjellë rreth 80% e sipërfaqes, afati i përshtatshëm për mbjelljen e kulturës së grurit është 15 tetor-15 nëntor por vjeshta erdhi me thatësirë të tej zgjatur”, u shpreh Arben Dulellari, Drejtor i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Bashkia Maliq.
Dulellari shpjegon disa masa që duhet të marrin fermerët në këto kushte, në mënyrë që të sigurohet mbirja e farës dhe mos ketë dëmtime nga ngricat e dimrit.
“Të zgjedhin varietete gruri që janë të vonshëm, të hershëm, duhet të rrisin normën e farës për njësi të sipërfaqes”, u shpreh Dulellari.
Në Maliq kjo kulturë mbillet masivisht, ndërsa fshatrat ku prodhohet sasia më e madhe janë Pojani, Pirgu, Zvirina, Sheqerasi, etj.
Gazetare: G. Sali
/RTSH/