RTSH 24 Live

Sociale

Ngrohja në shkolla, Plepi: Asnjë shkollë me gaz, po monitorojmë procesin

11 orë para

Ngrohja në shkolla, Plepi: Asnjë shkollë me gaz, po monitorojmë procesin

Duke nisur nga java e ardhshme çdo institucion shkollor duhet te jetë i pajisur me ngrohje. Zyra vendore arsimore Shkodër bën me dije se është ne ndjekje të këtij procesi dhe bazuar tek politikat e ministrisë së arsimit asnjë shkollë nuk duhet të ketë ngrohje me gaz.

“Jemi në monitorim të politikave që vijnë nga Ministria e Arsimit ku është fokusi që të mos kenë në shkollë ngrohje me gaz. Në administrimin tonë kemi gjithsej 76 shkolla të cilat monitorohen nga ne”, u shpreh Specialisti i kurrikulës,  ZVAP Shkodër, Eduard Plepi.

Nga data 15 nëntor e deri më 15 mars pushteti vendor duhet të sigurojë ngrohje të mjaftueshme në shkolla. Ngrohja këtë vit mendohet të jetë me dru ose me kaldaja. Pjesë e zyrës vendore arsimore Shkodër janë 76 institucione shkollore.

/RTSH/