At Luigj Palaj, prifti shqiptar nga Janjeva e Kosovës i vrarë nga ushtarët malazez dhe Don Gjon Gazulli i varur në Shkodër, do të shpallen martirë këtë të shtunë duke e çuar në 40 numrin e martirëve shqiptarë. Arqipeshkvia e Shkodrës ka marrë të gjitha masat për mbajtjen e meshës së shenjtë.
“Në këtë katedrale dhe besoj edhe në sheshin përreth saj do kemi një ngjarje shumë të madhe për kishën katolike”, u shpreh Dom Mark Pashkja, Zëdhënës i Kishës Katolike.
Mesha e shenjtë do të mbahet nga i dërguari i posaçëm i Papa Franceskut. Një prani e veçantë do të jetë edhe ajo e Kardinalit tonë shqiptarë, Eminenca e Tij Kard. Ernest Troshani Simoni. Ndërsa mesha e shenjtë do të jetë drejtpërsëdrejti në RTSH.
Gazetare: M Gjoni
/RTSH/