Rritja e turizmit në vendit tonë ka nxjerrë në pah edhe problematikat në këtë sektor, kryesisht në shërbimin e hotelerisë dhe restoranteve. Për të gjetur një kamerier, banakier, recepsionistë apo çdo profesion tjetër të shërbimit sot është bërë më e vështirë, pasi mungojnë profesionistët.
“Duhet të punojmë pak më shumë që ti sensibilizojmë këta të rinj që dhe turizmi është një industri, që edhe restorantet kanë industrinë e tyre kështu që mendoj që duhet të bëjmë një punë pak më të mirë”, u shpreh Fatjon Selimaj, ekspert ne turizëm.
Pogradeci krahas rritjes së numrit të turistëve ka fatin që të ketë edhe një shkollë profesionale e cila përgatit të rinjtë për shërbimin e hoteleri turizmit.
Por në këtë drejtim problematika më e madhe mbetet mungesa burimeve njerëzore por edhe pagesa e tyre, arsye të cilat shumë prej të rinjve i kanë larguar jashtë vendit, pasi ende turizmi funksionon si punë sezonale.
Gazetare Kostanca Koçi
/RTSH/