RTSH 24 Live

Televizion

Ngjitet sot në skenën e Eurovizion Besa Kokëdhima! Të gjithë shqiptarët me sytë nga “Titan”

09/05/2024

Ngjitet sot në skenën e Eurovizion Besa Kokëdhima! Të gjithë shqiptarët me sytë nga “Titan”

Nën ethet për të prekur magjinë e skenës së madhe evropiane dhe me misionin për të ngritur peshë zemrat e të gjithë shqiptarëve, Besa Kokëdhima ka një mesazh drejtuar bashkëkombësve kudo në botë.

Falënderuese për dashurinë dhe mbështetjen që ka marrë gjatë gjithë kësaj kohe, këngëtarja edhe sot kërkon mbështetje.

 “A jeni gati? Sonte jemi të gjithë bashkë në gjysmëfinale. Vota 02, Voto Shqipërinë. Faleminderit për mbështetjen! Duke dërguar dashuri për të gjithë ju”, shkruan në Instagram Besa.

Me atmosferën elektrizuese që Besa do të dërgojë nga Malmo, Suedi presim me padurim të përjetojmë live emocionet e një performance që premton shumë.

Besa Kokëdhima do të performojë e 2-ta në radhë, ndërsa mund ta ndiqni në transmetimin e drejtpërdrejtë në RTSH 1, RTSH Muzikë, dhe Radio Tirana, që do të fillojë në orën 21:00.

/rtsh.al/