Studiuesit në BE, Azi dhe Kanada kanë zbuluar përmes disa sondazhesh se dhuna ndaj bashkëmosharatëve dhe ngacmimet në internet janë ndër problemet më kryesore të fëmijëve në shkolla dhe kjo gjendje po përkeqësohet.
Ndryshe nga bullizimi tradicional, nga studimi i bërë në 44 shtetet që kanë të ardhura për frymë mbi mesataren botërore, u zbulua se nga viti 2018 është rritur ndjeshëm bullizimi në internet.
Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha se raporti ishte “një alarm zgjimi”. “Me të rinjtë që kalojnë deri në gjashtë orë në internet çdo ditë, edhe ndryshime të vogla në shkallën e ngacmimit dhe të dhunës mund të kenë implikime të thella për shëndetin dhe mirëqenien e mijëra njerëzve”, tha Kluge, duke theksuar si pasoja të mundshme vetëdëmtimin dhe vetëvrasjen.
Sipas studimit më të prekur nga fenomeni ishte mosha 13-vjeçare. Autorët e studimit thanë se “format virtuale të dhunës së bashkëmoshatarëve janë bërë veçanërisht të rëndësishme që nga fillimi i pandemisë COVID-19, kur bota e të rinjve u bë gjithnjë e më virtuale gjatë kohës së izolimit.” Studimi është i rëndësishëm për të krijuar një strategji për të reduktuar problemin dhe promovuar arsimimin e qëndrushëm dixhital.
Gazetar Artur Mata
/ rtsh.al /