RTSH 24 Live

Aktualitet

Nga trafiku i drogës në Itali te kanosja për vrasje në Suedi, vihen në pranga 3 persona me rrezikshmëri të lartë

11 orë para

Nga trafiku i drogës në Itali te kanosja për vrasje në Suedi, vihen në pranga 3 persona me rrezikshmëri të lartë

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kaq finalizuar 3 operacione për kapjen e shtetasve me rrezikshmëri të lartë dhe që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Në bashkëpunim me homologët e rrjetit ENFAST, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania) ka vendosur në pranga 2 pjesëtarë të organizatave kriminale në Itali, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe 1 shtetas të akuzuar në Suedi, për kanosje serioze për vrasje.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me homologët e Policisë italiane dhe ata të Policisë suedeze, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 22”, u lokalizuan dhe u vunë në pranga shtetasit: Ylli Zherri alias Ylli Gjuci, 32 vjeç, i lindur në Mamurras. Ai u kap në Mamurras, pasi Gjykata e Vareses, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Dy të tjerët e vendosur në pranga janë Lumnije Freskina alias Lumnije Danaj, 60 vjeçe, e lindur në Shkodër. Ajo u kap në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale dhe Ahmad Farhan, 37 vjeç, shtetas suedez.

Ai u kap në Tiranë, pasi Gjykata e Orebros, Suedi, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale "Kanosja serioze për vrasje".

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Itali dhe në Suedi, për të finalizuar procedurat e ekstradimit të këtyre shtetasve.

/rtsh.al/