Në vijim të konsultimeve dhe kur pak orë na ndajnë nga nisja e regjistrimit të shtetasve me të drejtë vote që jetojnë jashtë Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shqyrtuar e miratuar rregulloren për regjistrimin nëpërmjet platformës "PER".
Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER) bëhet aktive ditën e shtunë, më 11 janar, dhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi sqaroi edhe kur aplikantit i refuzohet kërkesa.
Për t'u regjistruar, duhet vizituar faqja zyrtare e KQZ-së: kqz.gov.al, ndërkohë që mund të shkarkohet aplikacioni "KQZ Shqipëri" në dyqanet për celularët Apple dhe Android.
Platforma, që do të jetë e hapur për 60 ditë deri më 11 mars, përfshin: chatbot ndihmues për pyetje të shpejta, udhëzime të detajuara për përdorim, një sistem të avancuar me tri nivele sigurie.
Ndërkaq, për dokumentet e nevojshme nevojitet: kartë identiteti ose pasaportë shqiptare, një dokument që vërteton adresën jashtë vendit (fature shërbimesh ose certifikatë banimi).
Për rinovimin e dokumenteve të skaduara duhet kontaktuar konsullata shqiptare më e afërt.
Gazetare: Melisa Shameti
/rtsh.al/