E moshuara që shihni në foto po ecte sot (9 janar) në këmbë në aksin Elbasan–Peqin pranë fshatit Papër.
Punonjësit e qarkullimit rrugor, të cilët patrullonin në këtë segment, u afruan dhe e pyetën të moshuarën që lëvizte në mes të rrugës se ku po shkonte.
Ajo i përgjigjet "për në shtëpi".
Menjëherë punonjësit e qarkullimit rrugor i ofruan ndihmë për ta dërguar zonjën në banesë në fshatin Paulesh-Peqin.
Këtë aks e moshuara do ta bënte në këmbë, pasi nuk kishte gjetur mjet transporti.
Ajo tani është shëndosh e mirë në banesën e saj.
Gazetar: Enes Molla
/rtsh.al/