Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç.
Gazetari i RTSH, Elvis Hila raporton se një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Burimet për RTSH bëjnë me dije se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.
Sipas të njëjtave burime, drejtuesi i automjetit me targe AB765PD me drejtuese F.Ll, nuk e ka parë këmbësorin 75-vjçar, N.Gj, i cili po lëvizte pranë rrugës, duke e marrë zvarrë për disa metra dhe duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.
/rtsh.al/