Analisti Sami Neza, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se në vend ka një pakënaqësi të madhe ndaj qebver8isë, dhe nga kjo duhet të përfitojë i gjithë harku opozitar, pranë dhe jo parë në PD-së. Sipas tij, buxheti ka problematika të mëdha dhe se qasja që ka opozita është se ky buxheti është elektoral dhe nuk është për qytetarët.
“Mosbindja civile ka shqetësim nëse PD do t’i përmbahet përmbajtjes së kësaj lëvizje. Opozita ka objektivat e saj. Nuk më rezulton se opozita nuk gëzon besim në elektorat. Pakënaqësia ndaj qeverisë shkon deri në 80%. Kjo pakënaqësi është një mundësi për opozitën. Kjo pakënaqësi e gjen opozitën, në të gjithë harkun e saj, që të jetë zgjedhja e qytetarëve. Për 3 vite nuk ka pasur opozitë në kuptimin institucional. Kjo për shkak edhe të gjyqeve për vulën. E kritikojnë PD pse mori 600 mijë vota. S’kishte para, komisionerë, s’kishte asgjë, por doli forcë e dytë.”, tha Neza.
/rtsh.al/