RTSH 24 Live

Politikë

Gjikondi: Trump nuk e do nëpër këmbë Berishën. Ai është destabilizues

13/11/2024

Gjikondi: Trump nuk e do nëpër këmbë Berishën. Ai është destabilizues

Analistja politike Brisida Gjoikondi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se Trump nuk do njerëz nëpër këmbë si Berisha, që është person destabilizues dhe nuk ka asnjë lidhje me planet që ka Trump në Ballkan.

“Kanë rënë tezat e Berishës, që fyen edhe intiligjencën më minimale, duke sulmuar Sorosin, ndërkohë që Trump ka emëruar njerëz shumë të afërt të Sorosit në administratën e tij. Berisha nuk ka ikur vetëm për korrupsionin. Dosja ju qëndis në kohën e Trump. Berisha ka sulmuar të dërguarin e Trump për Ballkanin në mënyrë të egër dhe fyese. Trump nuk e do Berishën nëpër këmbë. Berisha nuk e ka nga Biden e Trump, por e ka nga vetja. Trump do që të mbyllë luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Grenell mendohet të jetë i dërguari i Trump në Ukrainë. Trump do të ngjashmit e vet, jo si kallëpi i Berishës. Acarimi i Berishës me SPAK vjen nga fakti se ai e nuhat se po hetohet në thellësi 21 janari, hetimi pasuruor i tij dhe i familjes dhe kanë të bëjnë me problemet e tij personale. Është fyese dhe deklaratat që bëjnë se do të hiqet ‘non grata’, duke fyer edhe intiligjencën më minimale.”, tha Gjikondi.

/rtsh.al/