RTSH 24 Live

Politikë

Bregu: Fati i Berishës ecën në dy shina  paralele, SPAK-u dhe non-grata nga SHBA

13/11/2024

Bregu: Fati i Berishës ecën në dy shina  paralele, SPAK-u dhe non-grata nga SHBA

Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është lexuar nga Partia Demokratike si një sinjal pozitiv për marrëdhëniet e kësaj partie me një nga aleatët më të rëndësishëm të vendit. Por për pedagogun Zylytar Bregu, ndonëse ardhja e Trump mund t’i ndryshojë gjërat, nuk pritet ndikim afatshkurtër dhe aq më tepër në fatin personal të kreut  të PD-së, Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata nga SHBA.

Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Bregu tha se fati i Berishës ecën në dy shina paralele, nga njëra anë hetimi që ka hapur SPAK dhe nga ana tjetër shpallja non-grata nga SHBA.

 “Unë e shoh si një lloj karburanti për të motivuar demokratët, për t’i dhënë sinjal shprese, por e shoh edhe si një lloj pranimi të faktit që në planin  e brendshëm nuk e mundin dot Ramën dhe kërkojnë një motivim në arenën ndërkombëtare. Nuk jam duke thënë që ardhja e Trump mund të mos i ndryshojë gjërat, pra mund të ketë një ndikim, por nuk them që do ketë ndikim afatshkurtër dhe personal në fatin e zotit Berisha. Fati i zotit Berisha ecën në dy shina paralele, njëri është në aspektin e brendshëm, procesi penal që ka hapur SPAK, dhe tjetri në aspektin e jashtëm që është non-grata nga SHBA”, tha Bregu.

/rtsh.al/