RTSH 24 Live

Politikë

Dedaj: Shoqëria shqiptare kërkon një realitet të ri. PS-PD duan të ruajnë pozitat e tyre

13/11/2024

Dedaj: Shoqëria shqiptare kërkon një realitet të ri. PS-PD duan të ruajnë pozitat e tyre

Gazetari Reldar Dedaj, i ftuar në emisionit “3D” të moderatorit Alban Dudushit në RTSH1, akuzoi se PS-ja dhe PD-ja kanë kapur sistemin dhe se duke kontrolluar kodin elektoral, nuk lejojnë që ndryshimi të ndodh në Shqipëri.

Shoqëria duhet të ketë një shpresë për të ardhmen por fatkeqësisht kjo klasë politike këtë mundësi e ka venitur sepse politika e ka bllokuar rrotacionin politik mund të themi që e ka marr peng dhe e bënë të pa mundur këtë ndryshim. Edhe Sali Berisha me grupin e vetë janë personazhe që prej 30 vitesh nuk heqin dorë nga kryesimin i PD-së edhe pse kanë bilance negative dhe në rezultatin zgjedhor. Madje për opinionin publik këto personazhe ngjallin iritim . Madje duke mos pasur asnjë lloji kredenciali në parti për të dal në fushëbetejë me mazhorancën, këta personazhe kanë marr peng sistemin. PS-ja dhe PD-ja ruajnë pozitat e veta sepse kontrollojnë gjithë sistemin ekonomik, mediatik, duke e bërë këtë nëpërmjet kodit elektoral dhe e pamundësojnë ndryshimin. Ndaj këto dy parti ndihen komod me këtë lloji sistemi që kanë ndjekur”.

Duke komentuar mbi fushatën elektorale, Dedaj tha se, “Berisha edhe nëse do të ishte i lirë  e ka humbur betejën me Edi Ramën sepse statusi i non gradës e bënë të pamundur këtë fushatë për ish-kryeministrin.

/rtsh.al/